English

Dy emigrantë qëllohen me armë, mbeten të plagosur dy kamarierë

Durrës, 10 korrik, NOA - Dy kamarierë të një lokali në Durrës kanë mbetur të plagosur pas një sherri të shoqëruar me shkëmbim armësh nga dy emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, dy emigrantët janë Leonard Lusha dhe Eduart Meta dhe mësohet se ata kanë qenë emigrantë në italian, aty ku ka nisur edhe konflikti ndërmjet tyre.

Ndërsa kamarierët që kanë mbetur të plagosur në këtë konflikt të armatosur janë Sokol Shëngjergji dhe S.Rustani, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leonard Lusha pasi ka shtënë me armë në drejtim të Eduart Metes ka dalë nga lokali me shpejtësi për t'u larguar, por në afërsi ka ndeshur dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor, të cilët kanë qenë me shërbim në atë zonë dhe me të marrë informacion për të shtëna armësh në lokal janë afruar menjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE