Â
Tiranë, 10 korrik NOA-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten pasdite të shtyjë për nesër shqyrtimin e dy kërkesave për ankimim të dorëzuara nga dy partitë e mëdha politike, PD e PS.
Të dyja forcat politike kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit në këtë qark, madje Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesë për ankimim dhe për qarkun e Lezhës, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. Anëtarët e KQZ-së, pasi i vlerësuan ankimimet e PD-së në përputhje me ligjin, vendosën t'i pranojnë ato për shqyrtim. Ndërkohë, përfaqësuesit ligjorë të PD-së në KQZ kërkuan shqyrtimin bashkarisht të ankimimeve të PS dhe PD me që kanë objekt të njëjtë, KZAZ-në nr. 19 në Fier. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PS-së këmbëngulën për shqyrtimin sot të ankimimit të PS-së për Qarkun e Fierit, i parashikuar në rendin e ditës së sotme të KQZ-së por kjo nuk u miratua pas hedhjes për votim nga anëtarët e KQZ.
m.i/NOA