English

Fyeu forcat e policisë në krye të detyrës dhe u largua, arrestohet pas pak minutash

Tiranë, 10 korrik, NOA - Forcat e policisë së Komisariatit Nr.5 Tiranë kryen arrestimin në flagrancë të 56-vjeçarit Zef Bushati, banues në Laprakë, pasi duke qarkulluar me automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa Tr 7728 N, nuk iu ka ndaluar punonjësve të policisë dhe më pas i ka fyer për shkak të detyrës.

Ky person, pas këtij debati është larguar duke dëmtuar furgonin e policisë, por është kapur menjëherë pas disa minutash nga shërbimet policore. U kryen veprimet proçeduriale përkatëse dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të "Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Fyerje për shkak të detyrës", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimit të pronës" parashikuar nga nenet 242, 239, 237 e 150 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE