English

G-8, pas paktit për klimën, tani pritet edhe një për urinë në vendet e varfra

Akuila, 10 korrik, NOA - Pas arritjes së paktit të përbashkët për ngrohjen globale, sipas të cilës ajo nuk duhet që t'i kalojë 2 gradë Celcius, udhëheqësit e tetë vendeve të industrializuara, të mbledhur në samitin e G8-s që po zhvillohet në Itali, pritet të shpalosin të premten një nismë të re për të luftuar urinë, sidomos në kontinentin afrikan.

Presidenti Obama nga ana e tij, do të takohet me përfaqësues nga Angola, Algjeria, Nigeria, Senegali, Banka Botërore dhe organizma të tjera për të diskutuar se si ndihmat mund të stimulojnë prodhuesit e vegjël bujqësorë.

Sipas këtij projekti, ata duhet të ndihmohen që t'i sigurojnë vetë ushqimet e tyre dhe në kuadër të tij pritet të jepen 15 miliardë dollarë për një periudhë 3-vjeçare.

Programi i Kombeve të Bashkuara për ushqimin llogarit se një miliardë njerëz në të gjithë botën janë të kequshqyer.

KOMENTE