English

Kryeministri merr çmimin "Eisenhower Medallion" të organizatës "People to People International"

Uashington, 10 korrik, NOA - Organizata "People to People International" njofton se Kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Prof. Dr. Sali Berisha, është fituesi i çmimit ndërkombëtar "Eisenhower Medallion".

Ky çmim prestigjioz është krijuar për nder të ish-Presidentit të 34 të SHBA-ve, Dight D. Eisenhower, themelues i People to People International, ligjvënës, burrë shteti, komandanti i forcave Aleate gjate luftës së dytë botërore, strateg ushtarak, komandanti suprem i forcave te NATO-s. Ky cmim u jepet çdo vit personaliteteve të shquara, me famë botërore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë.

Presidentja e kësaj organizate, në letrën e saj drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë thekson: "Unë personalisht kam qenë dëshmitare e kontributit që ju keni dhënë për krjimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global, ndaj Ju konsideroj Ju si personalitetin e vetëm për të fituar këtë çmim".

Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza - 1988; Kryeministri Yitzhak Rabin - 1996 (pas vdekjes); Presidenti Jimmy Carter; Organizata Save the Children - 1998; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentet e SHBA-ve Bush Senior, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.

Në pamundësi për të marrë pjesë vetë Kryeministri për shkak të angazhimeve që burojnë nga rizgjedhja e Tij në këtë detyrë në zgjedhjet e datës 28 qershor 2009, çmimi do t'i dorëzohet në emër të Tij, Zonjës Liri Berisha, e shoqëruar nga Zv/Ministrja e Punevë të Jashtme Znj.Edith Harxhi në Las Vegas, në takimin e përvitshëm të People to People International, ku pritet të marrin pjesë liderë dhe personalitete nga vende të ndryshme të botës.

Diçka mbi People to People International

Qëllimi i People to People International është të promovojë mirëkuptim dhe miqësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke përfshirë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të ideve dhe eksperiencave të njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme.

People to People International ka në fokusin e vet rritjen e komunikimit ndërkulturor brenda çdo komuniteti, si dhe ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Toleranca dhe mirëkuptimi i përbashkët janë tema qendore. Edhe pse një organizatë jo-politike, People to People International mbështet vlerat dhe synimet bazë të themeluesit të saj, Presidentit Dwight D. Eisenhoëer, i cili e krijoi këtë organizatë, më 11 Shtator 1956.

NOA-INA

KOMENTE