Shkozet, 10 korrik, NOA - Kryeministri Berisha mori pjesë këtë paradite në përurimin e fillimit të punimeve për by-pass-in e Shkozetit, rreth 3 kilometra larg qendrës së Durrësit, një financim rreth 13 milion euro, ndihmë e qeverisë kuvajtiane.
Në fjalën e rastit që ka mbajtur gjatë kësaj ceremonie përurimi, kreu i qeversië ka deklaruar se "Shqipëria po ndryshon" do të mbetet lajtmotivi i qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme, duke synuar shndërrimin e saj në vendin me infrastrukturën rrugore më të re dhe më moderne në Ballkan. Â
"Kjo nyje rrugore do të lehtësojë komunikimin dhe transportin e kësaj zone, duke përjashtuar nga trafiku i bulevardit të plazhit kamionat dhe mjetet e tjera të rënda", u shpreh ai.
Në të parin përurim të një vepre publike në vend, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, kryeministri Berisha falënderoi qytetarët shqiptarë për mundësinë që i dhanë me votën e 28 qershorit për të vazhduar ndryshimet e nisura 4 vjet më parë.