Durrës, 10 Korrik NOA - Incident tragjik ka ndodhur në zonën e Porto Romanos në rrethin e Durrësit me pasojë vdekjen e një burri në moshë të re, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Viktima është 38-vjeçari Luan Dani banor i lagjes Porto Romano në Durrës, baba i dy fëmijëve të vegjël.
Nga hetimet e para që u kryen në vendin e ngjarjes, rezultoi se pasditen e së enjtes, Dani ka gjetur vdekjen aksidentalisht në momentin që po mundohej të lidhte një tel për të marrë energji elektrike për banesën e tij, në një shtyllë të tensionit të lartë.
Një goditje tensioni e ka përfshirë në trup 38-vjeçarin duke i shkaktuar për pasojë, vdekje të menjëhershme.
Skena u përjetua keq nga familja e tij dhe banorët përreth. Ardhja e policisë ndonëse me shpejtësi, thjeshtë shërbeu për konfirmimin e vdekjes së të ndjerit, që la dy fëmijë jetimë.
v.m/NOA