Durrës, 10 Korrik NOA - Një luftë me vdekjen është një adoleshent nga rrethi i Durrësit, i cili u aksidentuar rëndë gjatë një incidenti rrugor, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Fermë Sukthit, kur 19-vjeçari Elis Bitri, banues në Sukth, Durrës, duke lëvizur nga Fermë Sukth ne drejtim të autostradës Durrës-Tiranë ka shkaktuar një aksident, me automjetin e tij të markës "KIA" me targë TR 5060 S.
Në rrethana ende të paqarta, 19-vjeçari ka aksidentuar 15-vjeçarin J.H., nga zona e Fermë Sukthit.
I plagosuri, në një gjendje kritike për jetën u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit.
Policia tha se ka shoqëruar në komisariat, 19-vjeçarin Elis Bitri, për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes së ndodhur.
v.m/NOA