English

Nëna akuzon pishinat se paskan faj në shtatzaninë e së bijës 13-vjeçare

Kajro, 10 korrik, NOA - Çudia e radhës është ajo me një grua nga Polonia e cila akuzon një hotel se nga pishinat e papastra të tij, vajza e saj paska mbetur shtatzanë ...

Eshtë fjala për një nënë polake e cila po organizon ngritjen e një padie ndaj një hoteli të Egjiptit pasi thotë se e bija e saj ka mbetur shtatzënë duke përdorë pishinën e tij.

Akuza mjaft e çuditshme ka dalë në sipërfaqe kur polakja Magdalena Këiatkoëska ka kërkuar dëmshpërblim pasi bija e saj 13-vjeçare u kthye shtatzënë nga pushimet verore në Egjipt. Autoritetet turistike në Varshavë kanë konfirmuar se kanë pranuar një ankesë e cila thotë se vajza ka mbetur shtatzënë si pasojë e një pike sperme të rastit në pishinë. "E ëma është e bindur se e bija e saj nuk ka takuar asnjë djalosh derisa ishte atje dhe është e vendosur t'i shkoj deri në fund këtij rasti", ka thënë një burim brenda industrisë së udhëtimeve në Poloni.

n.e/NOA

KOMENTE