Tiranë, 10 korrik NOA- Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe mësohet se tema kryesore e diskutimit ka qënë procesi zgjedhor dhe administrimi paszgjedhor.
Nw mbledhjen e saj tw pasdites KQZ pritet të shqyrtojë kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për Fierin, prej ku kjo parti pretendon mandatin e nëntë në këtë qark.
Ndërkohë që takimi ka patur dhe biseda informuese nga ana e KQZ-së mbi gjithë aktivitetin e këtij institucioni para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
m.i/NOA