English

PD ankimon në KQZ Fierin dhe Lezhën

Tiranë, 10 korrik NOA-Pas Partisë Socialiste ka qene PD ajo që ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit dukejo vetëm për qarkun e Fierit por dhe për Lezhën.

Në mbledhjen e saj të pasdites, në KQZ është shqyrtuar kërkesa e PD për ankimim të rezultatit në këto dy qarqe dhe me shumicë votash është miratuar kjo kërkesë.

 Si përfaqësues juridik i PS, Genc Gjoncaj ka kërkuar që dy kërkesat për ankimim të të rezultatit në qarkun e Fierit të mos shqyrtohen  së bashku, por e hedhur në votim kjo kërkesë është refuzuar dhe dy kërkesat po diskutohen së bashku.

Njëkohësisht avokati i PS në KQZ ka kërkuar që këto ankimime të mos zvarriten.

m.i/NOA

KOMENTE