English

Presidenti i Kosovës, Sejdiu niset nesër për vizitë në Maqedoni

Prishtinë, 10 korrik NOA - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu pas anulimit të vizitës së tij në Maqedoni pak kohë më parë pritet që nesër të niset drejt Shkupit.

Mësohet se presidenti Sejdiu ka marrë ftesë nga homologu i tij, Gjorgje Ivanov.

Sejdiu do të marrë pjesë në manifestimin "Vera e Ohrit".

Ndërkohë që për vizitë nesër në Maqedoni është i ftuar edhe presidenti Bamir Topi. Sipas njoftimeve Sejdiu do të ketë një takim informal me homologun e tij Maqedonas e Shqiptar.

k.k/NOA

KOMENTE