Preshevë, 10 korrik NOA-Presidenti i Serbisë dhe zyrtarë të lartë do të vizitojnë sot Luginën e Preshevës.
Vizita e autoriteteve të larta serbe vjen pas pas incidentit të një dite me parë në këtë zonë ku u plagosën dy policë.
Autoritetet serbe thanë se incidenti është vepër e shqiptarëve, ndërsa veprimtarët për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, u bënë thirrje atyre të mos nxitohen me vlerësime rreth këtij incidenti i cili ndodhi në fshatin Luçan pranë Bujanovcit.
Ministri i Brendshëm Daçiç ka thënë se fjala është për "grupime terroriste", mbetje të grupeve që kanë vepruar më herët në ato hapësira.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal në Bujanovc që udhëhiqet nga shqiptarët nuk kanë bërë komente pas incidentit i cili ka ndodhur në një zonë të banuar vetëm me shqiptarë.
Sipas përfaqësuesve të zonës, gjendja në Luginën e Preshevës nuk ka shënuar përparime pas përfundimit të konfliktit në maj të vitit 2001 me ndërmjetësimin ndërkombëtar.
m.i/NOAÂ