English

Qëllon në mes të qytetit në ajër me automatik, shpallet i kërkuar nga policia

Durrës, 10 korrik, NOA - Ka qëlluar disa herë në ajër me një armë tip automatik në mes të qytetit dhe më pas është larguar.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në Shkozet, në rrugën "Aziz Shkupi", nga 18-vjeçari Xhildo Kolaj, i dënuar më parë për "Armëmbajtje pa leje".

Në vendin e ngjarjes u fiksuan dhe u morën në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 2 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.

Ndërkaq, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motivin e ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe "Prishjes së qetësisë publike" parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 i Kodit Penal.

KOMENTE