Preshevë, 10 korrik, NOA - Zyrtarë të lartë të Serbisë, përfshirë edhe presidentin Boris Tadiç, pritet të shkojnë sot në Luginën e Preshevës pas incidentit të një dite me parë në atë zonë ku u plagosën dy policë.
Autoritetet serbe thanë se incidenti është vepër e shqiptarëve, ndërsa veprimtarët për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, u bënë thirrje atyre të mos nxitohen me vlerësime rreth këtij incidenti.Â
Ata thonë se incidenti edhe një herë krijon imazhin e një rajoni të paqendrueshëm gjë që ndikon në lirinë e lëvizjes e cila është e rënduar për shkak të pranisë së madhe të forcave ushtarake e policore serbe në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.Â
Kanë qenë dy policë të Serbisë, të cilët janë plagosur nga një sulm me me granatë dore në fshatin Lluçan, në luginën e Preshevës, në një zonë me popullsi shqiptare.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme serbe, e cila bashkangjitur me njoftimin e mbi ngjarjen, ka bërë të ditur zyrtarisht se do të reagojë ndaj çdo përpjekje për të dhunuar integritetin territorial të Serbisë dhe sulmeve ndaj policisë. Mësohet se policët nuk kanë marrë plagë të rënda. Nuk dihet ende se kush janë autorët e këtij sulmi ndërsa një grup hetuesish po viziton vendin e ngjarjes. n.e/NOA
Â
Â