Tiranë, 10 korrik, NOA - Ekipi shqiptar i Vllaznisë ka mundur të kualifikohet në Ligën e Evropës, falë barazimit të arritur me ekipin irlandez Sligo Rovers.
Ky ka qenë në fakt takimi i dytë i këtyre ekipeve, pas atij të para pak ditëve në Irlandë ku ekipi shkodran ka shënuar fitore të tij dhe kjo mundësoi edhe kualifikimin e tij në Ligën Evropiane, megjithëse dje ishte një barazim.
Këto ndeshje të vlefshme për turin e parë të Europa League, përbëjnë në të njëjtën kohë edhe testin e parë për forcën e skuadrave të Superligës në arenën ndërkombëtare.
Tirana, Vllaznia e Dinamo, kanë qenë tre skuadrat shqiptare të kualifikuara për të marrë pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës. Parashikimi i përballjeve të tyre është me tre klube të Europës veriore, përkatësisht Stabek të Norvegjisë, Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës.
Ky ka qenë rezultati i shortit që është hedhur mbi ndeshjet e para eliminatore në kuadrin e këtij kampionati, të cilat kanë fiksuar përballjen e këtyre tre ekipeve para tre ekipeve nordike.
n.e/NOA
Â