Tiranë, 11 korrik NOA- Procesi gjyqësor në ngarkim të Alfred Shkurtit, i njohur me emrin Aldo Bare, i akuzuar si kreu i "Bandës së Lushnjës do të zhvillohet më 21 korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Â
Vendimi është marrë nga kjo Gjykatë, pas formimit të trupit gjykues të çështjes ndaj tij, i cili përbëhet nga pesë gjyqtarë.
Disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi veçimin e çështjes ndaj Aldo Bares nga ajo e të akuzuarit tjetër të "Bandës së Lushnjes", Enver Dondollaku, i cili u procedua me formën e gjykimit të shkurtuar.
Aldo Bare akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori dhe drejtuesi i "Bandës së Lushnjes", e cila akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Shqipëri.
m.i/NOA