English

Bëhet me diplomë në moshën 84-vjeçare, e kishte lënë shkollën në Luftën e Dytë

Kolorado, 11 korrik, NOA - Një i moshuar në moshën 84-vjeçare nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë diplomën për shkollën e mesme, të cilën e kishte lënë në gjysmë para 65 vitesh për të luftuar në Luftën e Dytë Botërore.

Takeshi Murata, djalë i emigrantëve japonezë, pas luftës është trajnuar si përkthyes.

Ai tha se  fliste shumë dobët japonisht, por se ishte dërguar në Tokio me përfundimin e luftës. Është martuar në Japoni, e në vitin 1947, është kthyer në Kolorado ku ka pasur një fermë dhe ka rritur pesë fëmijë. Diplomën e ka marrë kur një prej profesorëve e ka dëgjuar tregimin e tij dhe ka gjetur librezat e vjetra shkollore të Muratas.

n.e/NOA

KOMENTE