English

Kosovë, Eulex zbulon një varrezë masive, viktimat janë të luftës në 1998

Prishtinë, 11 korrik NOA-Ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë në një varrezë massive të zbuluar këto ditë në pjesën lindore të Kosovës.

Zëdhënësi i EULEX-it, Christoph Lamfalussy tha se varreza është zbuluar nga policia e Kosovës dhe ajo e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se në të janë gjetur mbetjet mortore të të paktën tetë viktimave.

Varreza masive është lokalizuar në një vend ku trupat e ushtrisë jugosllave kishin bllokuar rrugën në vitin 1998.

Sipas zëdhënësit Lamfalussy dyshohet se mbetjet janë të viktimave të vitit 1998.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të thotë të cilës përkatësi etnike mund t'i përkasin viktimat.

Zhvarrosja në varrezën massive, e filluar të enjten, pritet të përfundojë të dielën.

Rreth 2 mijë persona, shumica shqiptarë, konsiderohen të humbur në Kosovë që nga konflikti atje i viteve 1998-1999.

 m.i/NOA

KOMENTE