Akuila, 11 korrik, NOA - Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës, G8 kanë përfunduar takimin e tyre në Itali duke premtuar rreth 20 miliardë dollarë për të ndihmuar prodhimin e ushqimit në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë.
Kreu i organizatës së OKB-së për ushqim dhe bujqësi, FAO, Zhak Diuf mirëpriti këtë ndryshim të strategjisë, nga ndihmat ushqimore në investime në bujqesi.
Por ai tha se këto para nuk mjaftonin për të ballafaquar varfërinë dhe urinë në botë.
Investimi që është 5 miliardë dollarë më shumë nga çfarë ishte pritur do të financojë një iniciativë tre vjetore për të ndihmuar vendet e varfra që të zhvillojnë bujqësinë e tyre.
Presidenti amerikan, Barack Obama tha se çështja e sigurisë ushqimore kishte rëndësi të madhe për gjithë kombet në botë.
Kombet më të pasura kishin detyrim moral që të ndihmonin kombet më të varfra, tha ai.
Zoti Obama shtoi se kombet e G8-së kishin rënë dakord të angazhonin 15 miliardë dollarë për një iniciativë të re para takimit të së premtes, por më pas premtuan 5 miliardë më shumë gjatë bisedimeve për angazhime të të forta.
n.e/NOA
Â