English

PS për Fierin, KQZ:Ok rinumërimit të votave në KZAZ 18

Tiranë, 11 korrik NOA-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve në Fier.

Në mbledhjen e pasdites, KQZ miratoi dy kërkesat për rinumërim të votave në qendrën 3006 dhe 3017 të cilat i përkasin KZAZ nr.18.

Sipas vendimit të KQZ, një prej këtyre qendrave, pikërisht ajo me numër 3017 do të ketë një proces numërimi fillestar.

Në kërkesën e saj, PS ka kërkuar rinumërimin e votave edhe për KZAZ-të numër 19, 20 dhe 22. në KQZ është depozituar dhe kërkesa e PD për rinumërim të votave në qarkun e Fierit. Ankesat e dy forcave politike meqë kanë objekt të njëjtë do të shqyrtohen së bashku.+

Kërkesa ankimore e PS-së, e depozituar më herët se ajo e PD në KQZ, kundërshton rezultatet zgjedhore në katër KZAZ të këtij qarku (ato me nr. 18, 19, 20 dhe 22), duke u shprehur për rinumërim të 9 kutive të votimit.

Kurse ankimimi i paraqitur nga PD në mbledhjen e djeshme të Komisionit kundërshton tabelën e rezultateve përmbledhëse të KZAZ-së nr. 19 dhe nr. 20 në Qarkun Fier, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat.

PD shpreson se në kutitë e mbetura pa numëruar në KZAZ-të me numër 18, 19, 20 dhe 22 mund të fitojë mandatin e nëntë në qarkun e Fierit.

m.i/NOA

KOMENTE