English

Tadiç për granatën ndaj dy policëve serbë në Preshevë: Akt i pastër terrorist

Preshevë, 11 korrik, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka vizituar një bazë ushtarake në afërsi të Bujanocit dhe me këtë rast ka deklaruar se "shteti do të trajtojë me seriozitet çdo sulm ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, por ky nuk do të jetë reagim me forcë të tepruar".

Duke folur për sulmin ndaj dy pjesëtarëve të xhandarmarisë serbe në Komunën e Bujanocit, Tadiç ka thënë se ai ishte "akt i pastër terrorist", ndonëse duhet pritur rezultatet e hetimeve për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmin. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, në një bisedë telefonike me komandantin e krahut jugor të NATO-s, Mark Fitzgerald, ka kërkuar ndihmë në zgjidhjen e rastit të sulmit ndaj dy pjesëtarëve të xhandarmarisë serbe.

KOMENTE