Prishtinë, 12 korrik NOA-Është përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Qendra Protokollare për Persona të Rëndësishëm, apo VIP- qendra, e cila do të shërbejë për zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës, diplomatët vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme si dhe për personalitetet të tjera me ndikim në Kosovë.
Përurimi i VIP- qendrës është bërë nga ministri i Transporteve dhe PostTelekomunikacionit, z, Fatmir Limaj, zëvendësministri Adem Grabovci, Drejtorit të Bordit të ANP, Bekim Jashari, Drejtori Menaxhues i kompanisë, Agron Mustafa etj.
VIP- qendra ka një hapësirë prej rreth 600 metrash katrorë në përbërje të së cilës janë, salla e konferencave për gazetarë, dy salla mbledhjesh, dy dhoma VIP-a si dhe një bufe.
VIP-qendra është funksionale që nga dita e sotme.
m.i/NOA
Â