Tiranë, 12 korrik NOA - Komisionet e posaçme të numërimit në KQZ kanë përfunduar  numërimin e votave të tre kutive që i përkasin KZAZ nr.18 të qarkut të Fierit ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të mbetura që i përkasin po këtij qarku.
Pasditen e së djelës në KQZ ka rinisur sërish numërimi për 7 kutitë e tjera që i përkasin KZAZ nr 19, 20 e 22 të qarkut të Fierit.Nga numërimi i  kutisë nr 3027 të KZAZ nr 18 e Qarkut të Fierit rezulton se PS është në avancë me 134 vota, PD 88 vota dhe LSI 14 vota.
PS pretendon se numërimi i kutive të mbetura në këtë qark do t'i japë asaj mandatin e 9 në Fier.
Procesi i numërimit të votave në KQZ u bë pas miratimit të kërkesës për ankimim të rezultatit të 28 qershorit, depozituar nga Partia Socialiste.
Një kërkesë të tillë për ankimim ka depozituar dhe Partia Demokratike.
b.a/NOA