Tiranë, 12 korrik NOA-Komisioni Qendror i Zjedhjeve i ka dhënë të drejtë kërkesës së depozituar nga PD për numërimin e votave në KZAZ nr.19 në Fier.
Me katër vota pro dhe tre kundër, KQZ vendosi sot pasdite të shpallë të vlefshme 439 fletët e votimit të kutisë së kontestuar që i përket qendrës nr.3052.
Kontestimi i kutisë erdhi për shkak se fletët e votimit ishin vetëm me një vulë të sekretarit të Qendrës së Votimit.
Anëtarja e KQZ, përfaqësuese e së majtës, Dëshira Subashi ka kundërshtuar vendimin e KQZ duke i shpallur fletët e pavlefshme pikërisht se kishin vetëm një vulë.
KQZ ka përfunduar numërimin e votave në KZAZ nr.18 ku nga rezultatet përfundimtare, PS rezulton me përparësi votash në krahasim me forcat e tjera politike, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 kuti të tjera për t'u numëruar.
m.i/NOA