English

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës

Te nderuar gazetarë dhe media

Jeni të ftuar që të merrni pjesë të dielën në ceremoninë e përurimit të Qendrës Protokollare për persona me rëndësi të veçantë- VIP, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

VIP-qendra që do të përurohet ka një hapësirë prej 600 metrash katrorë, brenda së cilës përfshihen dy salla për mbledhje, bufe, sallën e konferencave për gazetarë etj.

Ceremonia e përurimit do te zhvillohet ne ora 12, ndërsa i pranishëm do te jete edhe Ministri I Transporteve dhe Post-telekomunikacionit, z.Fatmir Limaj.

Gazetaret qe nuk kanë transport, ne ora 11, mund te vine ne Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtines me automjetet e kompanisë, te cilat do ti presin ne ora 11 përballë Hotelit Grand.

Pas ceremonisë do te organizohet edhe nje koktej per te pranishmit.

KOMENTE