Aquila, 12 korrik NOA-Rikthehen lëkundjet e tërmetit në qytetin  Aquila të Italisë,  por kësaj here fatmirësisht pa shkaktuar dëme.
Sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA, dy lëkundjet e tërmetit u regjistruan përkatësisht në orën 13:32 dhe 16:11 me magnitudë 2.3 dhe 2.4.
Epiqendra e tërmetit ishte  Roio Poggio, dy kilometra nga kryeqendra e Abrezezes.
Nga të dhënat e sizmiologëve rezulton se po sot janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera, njëra me manjitudë Â 2.9 në orën 12.54 dhe tjetra më e fortë me manjitudë 4 në orën 10.38.
Kjo goditje ka rikthyer panikun dhe frikën e shumë personave të cilët kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Â
m.i/NOA