English

Topi dekreton krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve

Tiranë, 12 korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore.

Zyra informative e Topit njoftoi se dekreti erdhi në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 13, paragrafi 4 të ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995 "Kodi i Procedurës Penale", të ndryshuar, me propozim të ministrit të Drejtësisë.

Dekreti përcakton se në territorin e Republikës së Shqipërisë, seksionet penale për gjykimin e të miturve krijohen në:Â

1. Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat dhe Tiranë.Â

2. Gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Durrës dhe Kavajë.Â

3. Gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë.Â

4. Gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje dhe Vlorë.

5. Gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë dhe Pogradec.

6. Gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë.

7. Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, me kompetencë tokësore në rrethin gjyqësor Elbasan.

Sipas dekretit, ai i mëparshmi, nr. 5351, datë 11.06.2007 "Për krijimin e seksioneve të veçanta penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore", i ndryshuar, shfuqizohet.

Ndërkohë, Presidenca tha se ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij dekreti i cili hyn në fuqi më 1 shtator 2009.

e.l/NOAÂ

KOMENTE