Ohër, 12 korrik NOA-Presidenti i Republikës , Bamir Topi u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në hapjen solemne të Â Festivalit Veror që mbahet në Ohër, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në aktivitetin e Ohrit merr pjesë dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Takimit të presidentëve Sejdiu dhe Ivanov në Ohër i parapriu takimi i parë në Vlorë para pak javësh duke i dhënë fund në këtë mënyrë mosmarrëveshjeve që ishin paraqitur në lidhje me protokollin e një vizite të parealizuar të zotit Sejdiu në Shkup dhe mungesës së ftesës për këtë të fundit në ceremoninë e inaugurimit të presidentit maqedonas.
Shkupi dhe Prishtina ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike edhe pas tetë muajsh nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia fqinje.
m.i/NOA