English

Tragjedia, Berisha viziton familjet Shkoza: T'u sigurohet ushqimi dhe strehimi

Ersekë, 12 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot paradite, familjet e vëllezërve Shkoza në Ersekë, të cilët humbën dy djemtë e tyre Shpëtim dhe Fatjon Shkoza, në tragjedinë e para pak ditëve në një godinë ish-shtetërore ku nxirrnin bukën e gojës duke mbledhur skrap për shitje.

Shefi i qeverisë, i shoqëruar nga e shoqja Liri Berisha, shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe që pësuan familjarët Shkoza.

Duke folur me familjarët, çifti Berisha siguroi ata për mbështetje.

Njëkohësisht, sikundër pohon zyra për shtyp e kryeministrit, Berisha ka kërkuar nga autoritetet përkatëse, punësim për familjarët Shkoza.

"Garantim të ushqimit dhe të strehimit për familjarët Shkoza, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë ekonomike", kërkoi kryeministri nga autoritetet vendore, citohet korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Zia në familjen dhe fisin Shkoza, pllakosi tre ditë më parë, në orët e pasdites, pas shembjes së një godine në magazinat e ish-Ndërmarrjes së Grumbullimit, në qytetin e Ersekës, në afërsi të fshatit Psar.

Gjithçka ndodhi në momentin që pesë djem, mes tyre fëmijë, po mblidhnin mbeturina hekuri për t'i shitur.

a.f/NOA

Lexoni lajmin pararendës për të mësuar detajet e ngjarjes, duke klikuar këtu

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE