English

Aksident me motor në Maminas-Manëz, shoqërohet drejtuesi i makinës

Durrës, 13 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrance Fatbardh Osmanin, lindur dhe banues në Maminas pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Golf veturë me targë DR 9100 D është perplasur me motoçikletën me targë TR 091 B, e cila drejtohej nga 18-vjeçari Fabjan B., banues në Tiranë.

Nga ky aksident janë aksidentuar 18 vjeçari i përmendur, i cili drejtonte motorin dhe

bashkëmoshatari i tij M.J., që udhëtonte me të.

Sipas informacioneve, të rinjtë nga Tirana ishin drejtuar për në plazhin e gjirit të Lalzit, ndërsa janë përplasur ballazi me autoveturën që ishte drejtuar për në Maminas.

Të rinjtë Bodinaku dhe Jashari ndodhen aktualisht në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje kritike për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE