Tiranë, 13 korrik, NOA - Kryetarja e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet dhe njëkohësisht ambasadore e ODIHR, Audrey Glover, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Të dhënat nga burime pranë takimit, konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se dy përfaqësuesit e procesit zgjedhor në vend, kanë diskutuar për situatën paszgjedhore.
Të veçuar nga vëzhgimi i mediave, në një takim kokë më kokë, mësohet se Glover dhe ristani kanë biseduar sidomos mbi situatën e krijuar në vend, sidomos pas numërimit të kutive të votimit të Fierit.
Para pak ditësh, Glover ka zhvilluar një takim të posaçëm edhe me kryesocialistin Edi Rama, prej të cilit ka dëgjuar pretendimet lidhur me rinumërimin e votave edhe në zona të tjera si Tiranë, Berat apo Shkodër.
Ndërkaq, Glover para dy ditësh bëri publik edhe raportin e saj të dytë, të ndërmjetëm mbi zgjedhjet, në të cilin ka paraqitur kritika të forta në lidhje me procesin e numërimit të votave, i cili sipas misionit që ajo përfaqëson, ka paraqitur mjaft problematika.
E pikërisht, një gjë e tillë, e ka detyruar Gloverin që të takohet sot edhe me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
>