Kavajë, 13 korrik NOA - Tenton të vrasë bashkëshorten, vjehrrin si dhe një të afërm të saj, arrestohet nga policia 37-vjeçari.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gos të Kavajëes, kur 37-vjeçari Fatmir Shehaj ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij Luiza Shehaj, 32-vjeçe, vjerrin e tij Sulejman Shehi, 64-vjeç si dhe 40-vjeçarin Shkëlqim Karuli.
Burime nga policia thanë se ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit Shehaj.
Pas fjalëve të ndërsjella, 37-vjeçari ka marrë një armë dhe ka tentuar të qëllojë mbi gruan dhe vjehrrin e tij.
Sipas policisë dyshohet se Shehaj ka përdorur 40-vjeçarin Karuli për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke e kërcënuar atë me armë dhe duke i ka hequr padrejtësisht lirinë, me qëllim që t'i merrte me forcë automjetin e tij tip "Ford", me targa të huaja. Menjëherë, nga shërbimet e hetimit të krimit pranë këtij komisariati, u kryen veprimet proçeduriale, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma model - 54 si dhe një automatik Kallashnikov me dy krehra. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Fatmir Shehaj, do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim" mbetur në tentativë, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve", "Prishjes së qetësisë publike" dhe të "Heqjes së pa ligjshme të lirisë".
k.k/NOA