Apoloni, 13 korrik NOA - Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin varret rreth 2 mijë vjeçare të zonës arkeologjike, duke i dhunuar ato në zonën e Apolonisë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ku persona të panjohur kanë thyer varret arkeologjike me qëllim vjedhjen e tyre.
Drejtuesit e zonës turistike dyshojnë se këto veprime kanë për qëllim trafikimin e objekteve arkeologjike nga ana e autorëve.
Mësohet se ka qenë roja i zonës turistike i cili ka reaguar menjëherë duke detyruar autorët të largohen me shpejtësi pa mundur të marrin sendet.
Më pas është lajmëruar policia e cila mbërriti për të bërë këqyrjen e provave.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
k.k/NOA