English

Gjen vdekjen 65-vjeçarja, u qëllua nga dhëndri që i vrau burrin e nipin dhe u vetëflijua

Tiranë, 13 Korrik NOA - Ka humbur luftën me vdekjen pak minuta më parë në spitalin e Tiranës, 65-vjeçarja Nadire Gjoni, e cila u qëllua me armë zjarri nga dhëndri i saj, Petrit Zaimi.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA, nga mjekët në repartin e Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet.

Mjekët thanë se Nadire Gjoni, humbi jetën pas 10 ditësh në luftë me vdekjen, për shkak të plagëve fatale që kishte marrë nga plumbat në organe jetësore.

Megjithë përpjekjet e bëra nga një ekip mjekësh, 65-vjeçarja qëndroi vazhdimisht në koma dhe në orën 19.50 të ditës së Hënë ka ndërruar jetë.

Ngjarja makabre ndodhi në orën 12.30 të datës 3 korrik 2009, në rrugën "Selaudin Zorba", në Tiranë dhe kishte për autor të vetëm, 40-vjeçarin Petrit Zaimi.

Atë mesditë, Zaimi ka shkuar në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, përkatësisht Azbi Gjoni 79 vjeç dhe Nadire Gjoni, 65 vjeç.

Shërbimet e policisë së Komisariatit nr 4 duke hetuar për masakrën, thanë se motiv i këtij krimi, ishte divorci i autorit nga bashkëshortja, i cili në momente depresioni ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të Azbi dhe Nadire Gjonit.

Nga studimi i mekanizimit të ngjarjes, rezultoi autori Petrit Zaimi, nga pakujdesia ka qëlluar edhe djalin e tij, 16-vjeçarin Klevis Zaimi, i cili ndodhej prezent në momentin e ngjarjes. Si pasojë e të shtënave, kanë gjendur vdekjen e menjëhershme Azbi Gjoni, Klevis Zaimi ndërsa Nadire Gjoni, u dërgua në spitalin "Nënë Tereza", në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ndodhjes së këtij krimi, autori ka qëlluar edhe mbi veten e tij, duke gjetur si pasojë vdekjen. /e.l/b.a/NOA/

Â

KOMENTE