English

Gripi i derrit, OBSH: Të gjithë vendet kanë nevojë për vaksina

Romë, 13 korrik NOA- Pandemia e gripit të derrit, AH1N1 nuk mund të ndalohet dhe për këtë arsye të gjithë vendet kaë nevojë për t'u furnizuar me vaksina.

Duke iu referuar rekomandimeve të OBSH, në konferencën për shtyp të hënën , drejtoresha e programit të vaksinimit në OBSH, Marie-Paule Kieny, theksoi se fillimisht do të vaksinohen punonjësit e sektorit të Â shëndetësisë. Sipas saj më pas shtetet duhet të adoptojnë rekomandimet e dyta sipas situatës epidemiologjike që ndryshon nga një vend në tjetrin.

Sipas znj,Kieny, vaksinimi do të nevojitet të ndalë më shumë Â transmetimin e sëmundjes sesa vdekjen prej tij.

Komisioni i kërkimit për vaksinat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e ka cilësuar orioritet vaksinimin e sektorit të shëndetësisë për të garantuar sigurinë.

"Por vaksinën do ta marrin dhe grupet e rriskut, gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë dhe fëmijët nën 5 vjec të cilët rrezikohen prej temperaturës së lartë", u shpreh përfaqësuesja e OBSH. Â Â

Sipas OBSH, vaksinat mund të jenë gati për të dalë në treg nga muaji shtator-tetor. Laboratorët që po e prodhojnë janë në gjendje të nxjerrin 2.5 miliardë doza në gjashtë muaj, por do të duhet plot një vit për të ruajtur cilësinë e dozave.

m.i/NOA

KOMENTE