Nju-Jork, 13 korrik, NOA - I ati i yllit të popit, Michael Jackson, duket se nuk heq dorë nga ideja për t'i rritur ai fëmijët e djalit të tij, i cili u nda nga jeta para dy javësh.
80 vjeçari Joe Jackson ka bërë me dije se dëshiron të marrë kujdestarinë e 3 fëmijëve edhe pse ish-bashkëshortja dhe mamaja e Jacksonit e kanë kundërshtuar. Ato janë të mendimit se Joe nuk do të jetë në gjendje të edukojë nipërit e tij, prandaj këto dy gra janë duke e kërkuar vetë me ngulm kujdestarinë e nipave të tyre.
"Ai kërkon të shfrytëzojë fëmijët e Michael, ashtu siç bëri me të birin", thekson një mik i familjes.
Në fakt, Michael e akuzoi shpesh herë publikisht të atin për abuzimet fizike.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja Debbie Roëe dhe mamaja Katherine Jackson kanë arritur një marreveshje, sipas së cilës, fëmijët do të rriten me gjyshen e tyre.
n.e/NOA