Â
Gjirokastër, 13 korrik NOA- Një 21 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës pa mundur t'i rezistojë plagëve të marra nga përplasja me një makinë.
Sipas komunikatës së policisë së qarkut Gjirokastër mësohet se shtetasi Tauland Topalli po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Gjirokastër - Kakavije, në afërsi të fabrikës së qumështit "Gjirofarma", kur automjetit tip Nisan me targa greke YPE 5046 , që drejtohej nga shtetasi Gramoz Kamber Dervishi e ka goditur.
Si pasojë e kësaj i riu është dërguar menjëherë Â në spital për të marrë ndihmën e parë por ka mbyllur sytë vetëm pak orë pas aksidentit të rëndë.
Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit tip Nisan me targa greke.
Shtetasi Gramoz Dervishi , udhëtonte nga Athina për në Elbasan , ndërsa shtetasi Tauland Topalli , udhëtonte nga fshati Vrisera për në fshatin Bodrishtë pasi aty punonte si bari me delet e këtij fshati.
Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gramoz Dervishi për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoje vdekje" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
m.i/NOA