Tiranë, 13 korrik, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë në një mbledhje të tij sot listën e re të mandateve të qarkut të Fierit, pas numërimit të djeshëm, i cili konkludoi me fitore të Partisë Socialiste ndaj asaj Demokratike.
E përkthyer në mandate, i bie që PS në këtë zonë të vendit të jetë fituar një deputet më shumë, i cili do të jetë Pirro Lutaj, sipas listës së kandidatëve, ndryshe në fakt nga sa ishin rezultatet e para paraprake zgjedhore.
Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të shoqërohet me debate, pasi pala demokrate brenda tij nuk është dakord me rezultatin e ri për qarkun e Fierit dhe ka deklaruar që dje se ia ka lënë takimit të sotëm kontestimit.
Ndërkaq, pritet që selia rozë të dalë sot sërish me deklarata në të cilat do të kërkojë publikisht se kërkon rinumërim të votave në qarqet e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës, duke tentuar që si në rastin e Fierit, të përmbysë rezultatet paraprake, për të fotuar ndonjë deputet më shumë.
Kjo do të sillte hnë fakt ndryshim të hartës elektorale, e cila me disa deputetë më shumë të Partisë Socialiste, mund të ndryshojë rezultatet e shpallura deri tani.