Tiranë, 13 korrik NOA - Lorik Cana nuk është prezantuar me Hamburgun, pasi këtë radhë ka hasur në pengesën e klubit, që ende nuk është bindur, por edhe për ndërhyrjen e Evertonin, në momentin e fundit.
Trajneri i Marsejës, Didier Deshamps theksoi për largimin e Lorik Canës: "Ekzistojnë tre kritere të cilat janë shumë të rëndësishme. Loriku, e para duhet të gjejë një klub që i shkon për shtat atij, e dyta do të vlerësohet oferta më e mirë ose jo që i afrohet Olimpikut të Marsejës dhe e fundit emri i klubit ku do të shkojë Cana. Nëse do të plotësohen këto tre kritere, ndoshta dera do të jetë e hapur".
Sipas mediave franceze këto tre kritere janë thuajse të plotësuara. Lorik Cana thekson se logjikisht duhet të gjejmë lumturi në Gjermani.
"Ka shumë mundësi për mua që të jem lojtar i Hamburgut në Gjermaninë", - thekson Lorik Cana.
"Por edhe në Angli, Evertoni është një ekip i mirë dhe kam pasur një ofertë të fundit". Shtatë milionë euro +1, afroi Hamburgu.Â
/a.k/b.a/NOA/