English

Nis vera "afrikane", temperaturat këtë javë do arrijnë deri 40 gradë

Tiranë, 13 korrik, NOA - Në Shqipëri, nis një verë e vërtetë "afrikane". Me temperatura të pritshme mjaft të larta, që sot e tutje, duket se stina nis të kthehet në identitetin e saj.

Sipas të dhënave nga institucionet që merren me parashikimin e motit në vend, që nga dita e sotme parashikohet një përmirësim i ndjeshëm të kushteve atmosferike, të cilat pritet të shkaktojnë një rritje të temperaturave deri në 40 gradë Celcius për 3-4 ditë.

Parashikimi për muajin korrik duket se jep shanse të mira për pushuesit, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe duket se kanë qenë të privuar për të pushuar, nga shirat e vazhdueshëm.

Nuk është e thënë gjithsesi që të mos ketë vranësira ndonjëherë, por kjo nuk ka për t'i penguar aspak temperaturat e larta të pushtojnë të gjithë vendin.

Pritet që termometri do të shënojë të mërkurën dhe të enjten shifrën më të lartë të muajve të verës, të paktën deri tani, deri në 38 gradë Celcius.

n.e/NOA

KOMENTE