English

Partia Socialiste ankimon rezultatin për 2 KZAZ në Tiranë, ato nr. 49 dhe 54

Tiranë, 13 korrik, NOA - Partia Socialiste ka paraqitur sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ankimimin lidhur me rezultatin paraprak zgjedhor për dy KZAZ-të në rrethin e Tiranës, atë me nr. 49 dhe nr. 54.

Për këto dy KZAZ, selia rozë është e mendimit se ka patur parregullsi gjatë momentit të numërimit të votave prandaj ka nevojë për një rinumërim.

Ky është ankimimi i dytë që Partia Socialiste ka paraqitur pranë KQZ-së, pas atij për Fierin dhe pritet të paraqesë të tjera edhe për Beratin dhe Shkodrën.

Ndërkaq, në mbledhjen që është duke u zhvilluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë listën e re të mandateve të qarkut të Fierit, pas numërimit të djeshëm, i cili konkludoi me fitore të Partisë Socialiste ndaj asaj Demokratike.

E përkthyer në mandate, i bie që PS në këtë zonë të vendit të jetë fituar një deputet më shumë, i cili do të jetë Pirro Lutaj, sipas listës së kandidatëve.

KOMENTE