Beograd, 13 korrik, NOA - Prokuroria serbe për krimet e luftës thotë se pret që autoritetet italiane t'i dorëzojnë Serbisë Muharrem Gashin, i cili nga gjyqësia serbe është akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë në vitin 1999.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë për krime të luftës Bruno Vekariç, Serbia ka shpërndarë 160 fletarrestime për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dyshohen për krime mbi popullsinë serbe. Vekariç është i bindur se në rastin Gashi autoritetet italiane nuk do të sillen sikur Bullgaria kur ish-kryeministrin Agim Çeku e liroi nga paraburgimi.
n.e/NOA