English

SHBA, metodat e CIA-s rivihen në shënjestër të drejtësisë

Uashington, 13 korrik, NOA - Ministri i Drejtësisë Amerikane, Eric Holder mendon të caktojë një hetues të posaçëm i cili do të merret me akuzat për tortura të ngritura kundër CIA-s.

Në këtë mënyrë, në skenën amerikane, rifuten në skenë metodat e polemizuara të marrjes në pyetje të përdorura nga shërbimi sekret i SHBA-së CIA, të cilat janë bërë sërish burim debatesh të ashpra politike.

Kjo gjë në fakt, mund të shkaktojë një konflikt me oresidentin Obama, i cili është shprehur kundër një hetimi mbi metodat e marrjes në pyetje nga CIA gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij në post, George Ë. Bush.

Hetimi i propozuar do të përqëndrohet pjesërisht për të zbuluar në se personeli i CIAs torturoi të dyshuarit për sulmet terroriste të 11 shtatorit. Zoti Holder ka thënë se ata që vepruan brenda kornizës ligjore nuk do të ndëshkohen duke lënë të hapur mundësinë e ndjekjes penale ndaj atyre që kanë shkelur ligjin.

Ndërkaq, ligjvënësit republikanë nga ana e tyre u shprehën të shqetësuar për mundësinë e një hetimi. Sipas tyre, një hetim i tillë do të kishte një efekt të frikshëm për komunitetin e zbulimit.

KOMENTE