Tiranë, 13 Korrik NOA - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi sot me 31 vjet burg dhe 13 milionë lekë gjobë babë e bir të akuzuar për "trafik prostitucioni".
Apeli ka dënuar me 15 vjet dhe 7 milionë lekë gjobë, Astrit Patën, ndërkohë që të birin e tij Nelgert Pata e ka dënuar me një vit më shumë burg se i ati, pra, 16 vjet dhe një milionë lekë më pak nga i ati, ose 6 milionë lekë gjobë.
Dy të dënuarit dyshohet se kanë shfrytëzuar si prostitutë të dëmtuarën Silvana K.
Sipas hetimeve, i pandehuri Astrit Pata në vitin 2004, pasi është njohur me të dëmtuarën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, i ka premtuar asaj martesë.
Nëpërmjet Greqisë vajza është nisur në Norvegji, tek i biri i Astritit, Nelgert Pata.
Pasi e ka pritur Nelgerti e ka detyruar vajzën që të prostituojë në rrugë.
Por pas kundërshtimeve të saj, ka qenë Astriti ai që e kërcënuar se do i vriste familjen.
Më 25 mars të vitit 2006, Silnava K nën ndihmën e të dashurit të saj, kanë denoncuar tutorët, duke çuar më pas, në prangosjen e tyre, që pasoi dënimin e dhënë sot nga drejtësia shqiptare.
/e.l/b.a/NOA/
Â