Durrës, 13 korrik NOA -Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij për shkak të kushteve të rëndë ekonomike.
Ngjarja ndodhi sot në Shkozet të Durrësit kur Mefail Tarku 62-vjeç, pensionist babai i 6 fëmijëve është vetëvarur në dhomën e gjumit në banesën e tij.
Ai u gjet u varur në litar nga bashkëshortja e tij e cila dha menjëherë alarmin.
Ka qenë e kotë ndërhyrja për i dhënë ndihmën e parë mjekësore 62-vjeçarit pasi ai kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë për të bërë këqyrjen e provave si dhe për të zbuluar motivet e këtij vetëflijimi.
Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se Tarku kishte shfaqur shenja depresioni për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilën ndodhej familja e tij gjë e cila dyshohet se e ka shtyrë atë drejt aktit fatal.
Megjithatë të njëjtat burime shtuan se po punohet për të zbardhur me saktësi shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.
k.k/NOA