Tiranë, 13 Korrik NOA - AMC, kompania e parë e telefonisë celulare në vend, ka vendosur të prezantojë një paketë të re dhe të veçantë për të gjithë ato që preferojnë të flasin me miqtë dhe familjarët e tyre.
Ata që do të blejnë Superpakon e ofruar nga AMC do të gjejnë brenda në të një aparat celular dhe një kartë me parapagesë AMCKARTA.
Aparati celular i SUPERPAKOS është një model F188 i branduar AMC dhe i pajisur me kamera prej 2 megapikselësh, Internet 3G, Radio FM, lexues MP3, bluetooth, WAP, vend për kartë memorie MicroSD, kufje dhe portë USB për tu lidhur me kompjuterin.
Ky aparat është eksluzivisht për AMC.
Numrat Amckarta të Superpakos përmbajnë një ofertë të veçantë dhe shumë të leverdisshme për ato që duan t'i kalojnë fundjavat duke folur e komunikuar me familjarët, të afërmit apo miqtë.
Abonentët që do të blejnë këtë Superpako do të përfitojnë telefonata falas kundrejt të gjithë numrave AMC çdo fundjavë për plot 12 muaj.
Gjatë gjithë këtyre fundjavave, ata që do të blejnë këtë Superpako, do të flasin me të gjithë numrat AMC, pa përjashtim, pa paguar asgjë për një vit nga data e aktivizimit të numrit.
Për ditët e tjera të javës dhe për telefonatat drejt rrjeteve të tjera do të aplikohen tarifat e zakonshme të Amckarta.
Numri i Amckarta përmban 100 lekë kohë bisede falas që mund të shpenzohen nga abonentët sipas dëshirës.
Superpako kushton vetëm 10 900 Lekë (përfshirë TVSH) dhe mund të blihet vetëm në dyqanet e AMC dhe do të zgjasë vetëm për një kohë të caktuar.
Kompania AMC tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ofrojë mundësi komunikimi shumë të leverdisshme dhe cilësore për abonentët e saj si dhe duke përmirësuar tregun e telekomunikacioneve në vend, ku mban edhe pozicionin e liderit.
Për më shumë informacion mbi këtë ofertë të dhe të tjera risi, ju mund të klikoni në spotin e AMC që gjendet në krye të faqes.
/e.l/k.k/NOA/