Tiranë, 13 korrik NOA-Me shumicë votash është rrëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesa për ankimim i rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit e dorëzuar nga Partia Socialiste dhe G99.
Sipas diskutimeve, rrëzimi u bë pasi nuk është i bazuar në ligj dhe nuk përmban provat e nevojshme.
Në votim morën pjesë vetëm gjashtë anëtarët e KQZ pasi nënkryetarja e tij Dëshira Subashi, përfaqësuese e PS u largua nga mbledhja pas një debati me përfaqësuesin e PD, Njazi Kosovrasti.
m.i/NOA