Prishtinë, 14 korrik, NOA - 17 korriku është caktuar si data e fundit limit ndaj Kosovës për dorëzimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të deklaratës së dytë me argumentet për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
"Deklarata e dytë duhet të përmbajë përafërsisht 150 faqe, që janë kryesisht komente mbi deklaratat e para me shkrim që kanë bërë vendet e ndryshme në favor të Serbisë, që për fatin e mirë të Kosovës numri  këtyre vendeve është i vogël", ka deklaruar ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, lidhur me një fakt të tillë.
Dokumenti i Kosovës, deklarata e parë prej rreth 200 faqesh është dorëzuar në gjykatë para tre muajsh, më 17 prill.
n.e/NOA