Romë, 14 korrik, NOA - Eshtë vetëm katër vjeç, por që tani emri i tij figuron i regjistruar në librin e Rekordeve Guinness.
Gulioano, ndërsa fëmijët e tjerë të moshës së tij luajnë me topa dhe automjete plastike, ai merret me gjimnastikë dhe ngre pesha mjaft të rënda.
I lindur në Itali, ky rumun i vogël është bërë i famshëm për aftësitë e tij profesionale në gjimnastikë dhe si rrjedhojë e ka fituar pseudonimin "Hulku i Vogël".
Vargun e shumë tentimeve të tij e ka kurorëzuar me hyrjen në Librin e Rekordeve duke ecur në duar. Të gjitha ato tentime janë dokumentuar me video-inizime të shumta nga ana e babait të Giulianos, i cili në të njëjtën kohë është edhe trajneri i ti.
Mirëpo, derisa shumë njerëz janë të impresionuar me gjithë këto gjëra që Giuliano mund të bëj, disa tjerë pyesin se çfarë ndikimesh mund të kanë këto trajnime në zhvillimin normal të tij dhe shprehin brengën për shëndetin e djaloshit.
n.e/NOA
Â